Globi

Trump propozon daljen e Italisë nga BE: Do jeni më mirë pa të

Shkruar nga Liberale
Trump propozon daljen e Italisë nga BE: Do jeni më mirë pa

Në një intervistë me Nigel Farage, eurodeputetin e Partisë Brexit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta kundër BE.

Presidenti amerikan tha që Mbretëria e Bashkuar po mbahet prapa nga Bashkimi Evropian pasi zbuloi se ai është "i zhgënjyer" se data 31 tetor u vonur.

Trump beson se "Italia dhe të tjerët" do të ishin shumë më mirë jashtë BE-së, pasi sipas presidentit, BE drejtohet nga "njerëz shumë të vështirë".

‘’Nëse këto vende duan të qëndrojnë në BE, nuk ka problem, por duhet të dini që në Europë qeverisin njerëz me të cilët është shumë e vështirë të negociohet, ndërsa me mua do të ishte më lehtë’’, shtoi ai.

Në intervistën me eurodeputetin, Presidenti amerikan ishte gjithashtu plot lëvdata për Boris Johnson dhe e përshkroi atë si një "njeri fantastik".

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH