Aktualitet

Trump nuk zhgënjen asnjëherë: Do të jem diktator për 24 orë kur të rizgjidhem president

Shkruar nga Liberale
Trump nuk zhgënjen asnjëherë: Do të jem diktator për 24

“Nëse rizgjidhem, do të jem diktator vetëm ditën e parë të mandatit tim”... Kjo deklaratë kontroverse është bërë të martën nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, favorit i madh nga kampi republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane të 2024.

Konkretisht, ish-presidenti amerikan është pyetur nëse do të “hakmerret” ndaj kundërshtarëve të tij politikë duke u rikthyer në Zyrën Ovale. Fillimisht Trump iu shmang përgjigjes së pyetjes së gazetarit të rrjetit amerikan “Fox News”, Sean Hannity.

Megjithatë, kur u ripërsërit pyetja, Trump e bëri të qartë se do të ishte diktator vetëm ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar dy çështje specifike: "Unë dua të mbyll kufijtë dhe të bëj minierat".

Siç shkruan “Politico”, deklaratat e Trump mund të kenë qenë një përpjekje nga ana e ish-presidentit për të krijuar përshtypje, duke iu përgjigjur një sërë publikimeve të muajve të fundit që fokusoheshin në mundësinë që një mandat i dytë të ishte më autoritar dhe më agresiv.

"Amerikanët duhet ta besojnë atë," nxitoi të komentojë për palën demokrate, drejtuesha e fushatës Joe Biden-Kamala Harris, Julie Chavez Rodriguez.

Në intervistën që i dha gazetarit Sean Hannity të rrjetit “Fox News”, Trump foli edhe një herë për çështjen e ndezur të “qartësisë fizike dhe mendore” të kundërshtarit të tij politik dhe presidentit demokrat Joe Biden, i cili e kishte thumbuar.

“Nëse Trump nuk do të kishte qenë kandidat, nuk jam i sigurt se do të kisha kandiduar”, tha presidenti amerikan, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të 2024./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH