Globi

Trump nuk liron karrigen, Biden mund të nisë proces gjyqësor

Shkruar nga Liberale
Trump nuk liron karrigen, Biden mund të nisë proces gjyqësor

Presidenti amerikan i zgjedhur Joe Biden nuk përjashton ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër administratës Trump, duke e akuzuar atë për pengim të paligjshëm të procesit të tranzicionit.

Ekipi i Biden-Harris u shpreh se ishte gati për veprime ligjore për të shpejtuar mekanizmat e tranzicionit.

“Ka një numër opsionesh në tryezë, veprimi ligjor është sigurisht një mundësi, por ka edhe mundësi të tjera që ne po shqyrtojmë”, tha një zyrtar për CbsNews.

Kujtojmë se Trump nuk e ka pritur mirë dhe nuk e ka pranuar humbjen, duke deklaruar se do të kontestojë ligjërisht rezultatin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH