Kryesore

Trump ‘ndëshkoi’ OBSH për koronavirusin, reagon OKB dhe Bill Gates

               Publikuar në : 09:34 - 15/04/20 liberale

Të menjëhershme ka pasur, madje edhe plot me kritika, pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndaluar financimin e OBSH-së, ndërkohë që vazhdon kriza e pandemisë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda kanë thënë se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) është “aq i rrezikshëm sa tingëllon”

“Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, shkruajtën ata me nje postim në Twitter. Organizata e tyre, Fondacioni Gates, është një nga donatorët më të mëdhenj të OBSH-së.

Po ashtu, edhe Shefi i Kombeve të Bashkuara ka kritikuar Presidentin amerikan Donald Trump për vendimin e marrë, duke thënë se tani nuk ishte “koha” për të zvogëluar burimet për OBSH, raporton BBC.

“Tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres.

Guterres megjithatë theksoi se OBSH ishte “në vijat e para, duke mbështetur shtetet anëtare dhe shoqëritë e tyre, veçanërisht më të prekurit midis tyre, me udhëzime, trajnime, pajisje dhe shërbime konkrete për shpëtimin e jetës”.

“Unë kam besim se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të mbështetet, pasi është absolutisht kritike për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër Covid-19.”

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back