Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump vijon të këmbëngulë se ka një manipulim të votave. Në rrjetet sociale, ai tha i bindur se nëse numërohen vetëm votat legale, atëherë ai del lehtësisht fitimtar i zgjedhjeve. Edhe një herë tjetër, Trump kërkoi që të shprehet Gjykata Supreme.
“Unë fitoj lehtësisht Presidencën e SHBA me votat e ligjshme. Vëzhguesit nuk u lejuan, në asnjë mënyrë, të bënin punën e tyre, dhe për këtë arsye, votat e pranuara gjatë kësaj periudhe duhet të përcaktohen si vota ilegale. Gjykata Supreme duhet të vendosë!”, deklaroi Trump.