Kryesore

Trump e quajti idiot, Fauci: Asgjë personale, thjesht biznes

               Publikuar në : 19:47 - 20/10/20 liberale

Virologu amerikan, Anthony Fauci u shpreh Donald Trump kërkon të heqë vëmendjen me sulmet ndaj tij. Kur u pyet nga KNX Radio, nëse po mendonte të largohej nga detyra pas deklaratave të Presidentit amerikan, Fauci u përgjigj me një frazë nga filmi i famshëm “Kumbari”.

“Unë përqendrohem totalisht te shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve të vendit tim. Jam përkushtuar në këtë gjë përgjatë 50 viteve të karrierës sime. Vetëm kjo gjë më intereson. Gjërat e tjera janë sit e filmi “Kumbari”: “asgjë personale, thjesht biznes”. Unë dua vetëm të bëj punën time dhe të kujdesem për popullin. Kaq dua unë”, u shpreh Fauci.

Të hënën, Trump e cilësoi Faucin gjatë një telefonate me stafin e tij të fushatës si “katastrofë”.

Njerëzit janë lodhur me koronavirusin, po thonë “varja, na lini rehat”. U ka ardhur në majë të hundës me Faucin dhe idiotët e tjerë. Fauci është njeri i mirë, por është katastrofë që ka 500 vjet nëpër këmbë”, mësohet të ketë thënë Trump gjatë telefonatës.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back