Globi

Trump dhe Biden përballen në debatin e fundit para zgjedhjeve

Shkruar nga Liberale
Trump dhe Biden përballen në debatin e fundit para zgjedhjeve

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, do të përballen të enjten në mbrëmje me orën lokale, në debatin e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Në debatin 90 minutësh të shtatorit të dy kandidatët Trump dhe Biden u përplasën duke e ndërprerë disa herë njëri-tjetrin, gjë që u konsiderua nga ekspertët amerikanë të shkencave politike, si debati më i keq presidencial në histori.

Nisur nga kjo, komisioni i pavarur për debatet presidenciale ka vendosur këtë herë që ta mbyllë mikrofonin e njërit kandidat, ndërsa tjetri flet për dy minuta në përgjigje të pyetjeve për gjashtë çështje që ka zgjedhur moderatorja Kristen Welker e “NBC Neës”.

Sipas komisionit nëse Presidenti Trump dhe demokrati Biden nuk përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin gjatë komenteve hapëse dy minutëshe, votuesit e pavendosur amerikanë, mund të krijojnë një ide më të qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendin secili prej tyre kur të marrë detyrën në 20 janar.

Pas dy minutave të përgjigjeve, mikrofonët e kandidatëve do të hapen përsëri dhe një skenar përplasjesh si herën e parë mund të përsëritet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH