Showbiz

Truku që iu “pret” oreksin dhe kaloritë

Shkruar nga Liberale
Truku që iu “pret” oreksin dhe kaloritë

Bajamet rekomandohen të përdoren prej atyre që duan të frenojnë oreksin dhe të ulin peshën e tyre, pohojnë studiuesit nga Universiteti i Australisë Jugore. Sipas gjetjeve të tyre të publikuara në Gazetën Evropiane të të ushqyerit, një grusht bajame reduktoi marrjen e energjisë me gati 76 kalori.

Vetëm 30-50 gramë bajame në ditë mund të jetë shpëtimtar në rregullimin e oreksit, ndërsa lufton epideminë e obezitetit.

“Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit janë një çështje e rëndësishme e shëndetit publik dhe rregullimi i oreksit përmes një reagimi më të mirë hormonal mund të jetë çelësi për menaxhimin optimal të peshës”, tha Dr. Sharayah Carter.

Sipas saj, hulumtimi tregoi se bajamet shkaktuan ndryshime në nivelet e hormoneve stimuluese të oreksit dhe kështu me sa duket reduktuan oreksin dhe çuan në më pak konsumim të ushqimit.

Studimi tregoi se njerëzit që hanin bajame kishin:

- 47% nivele më të ulëta të C-peptidit si një përgjigje pas ngrënies, e cila shoqërohet me ndjeshmëri më të madhe ndaj insulinës dhe rrezik më të ulët të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare)

- 18% nivele më të larta të polipeptidit insulinotropik të varur nga glukoza (GIP), 39% të glukagonit dhe 44% të polipeptidit pankreatik.

Glukagoni është një hormon që dërgon sinjale të ngopjes në tru, ndërsa polipeptidi pankreatik ngadalëson tretjen duke rezultuar në uljen e marrjes së ushqimit. Së bashku ato nxisin humbjen e peshës.

Bajamet janë të pasura me proteina, fibra dhe acide yndyrore të pangopura, kështu që mund të përfshihen në dietën e përditshme", sipas Dr Carter, e cila shtoi se me ndryshime të vogla, të qëndrueshme dhe pozitive në stilin e jetës ne mund të përmirësojmë shëndetin tonë të përgjithshëm./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH