Aktualitet

Tropojë, shërohen dy të infektuarit e parë me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Tropojë, shërohen dy të infektuarit e parë me koronavirus

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi bën të ditur se dy nga të infektuarit nga Tropoja kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë, pasi janë shëruar nga koronavirusi. Teksa falenderon mjekët, ai iu rikujton qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shëndetësor.

"Lajm i shumëpritur. Sapo u informova nga autoritetet mjekësore se sot kane lene spitalin infektiv ne Tirane dy te diagnostifikuarit e pare nga Tropoja si te infektuar me Covid-19. Te dy pacientet tashme jane te sheruar dhe do t'ju nenshtrohen rregullave formale 2 javore te karantines.

Nje lajm i tille eshte i gezueshem per te gjithe ne por dhe nje kujtese qe te zbatojme me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shendetesor te sanksionuara nga autoritetet. Nje mirenjohje te veçante per bluzat e bardha te qytetit tone dhe te Spitalit infektiv Tirane per punen profesionale dhe perkushtimin human qe po tregojne. Ky rast e shume te tjera ndjellin shpresen e madhe se me kujdes e rregull ,me durim e sakrifice ne Dojadalim", shkruan ai në rrjetet sociale.

Kujtojmë që personat e parë që u prekën nga COVID-19 ishin një cift bashkëshortësh, ku gruaja punonte si mësuese, ndërsa burri ishte punonjës i SHISH./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH