Aktualitet

Tronditet Greqia, gjashtë shqiptarë qëllohen për vdekje me armë zjarri

Shkruar nga Liberale
Tronditet Greqia, gjashtë shqiptarë qëllohen për vdekje me

Nga përplasja me armë zjarri kanë mbetur të vdekur brenda një automjeti gjashtë persona.

Sipas Kathemirini, që i referohet burimeve të para policore, viktimat janë shqiptarë.

Të shtëna janë shënuar pasditen e së hënës në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos, në Loutsa, Artemisa.

Autori ose autorët kanë vënë në shënjestër një automjet me targa gjermane – ku pas mbërritjes së policisë pesë persona ndodheshin brenda automjetit dhe një jashtë.

Të vdekurit mbeten në vendngjarje dhe po merren me autoambulancë të urdhëruar nga Policia.

Paraprakisht flitet për përplasje mes bandave pas prishjes së pazareve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH