Globi

Tronditet Gjermania/ Të shtëna me armë në lokale, vriten 10 persona

Shkruar nga Liberale
Tronditet Gjermania/ Të shtëna me armë në lokale, vriten 10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Gjermani. Mësohet se 11 person kanë humbur jetën në Gjermani nga të shtënat me armë.

Autori i vrasjeve është 43 vjeçar gjerman në Hanau, ndërsa të dhënat e para tregojnë se ai i ka kryer vrasjet për motive urrejtje nga të huajt.

Sipas njoftimeve të radios së landit Hesen, fillimisht u sulmua një shisha-bar në qytetin e Hanaut natën e së enjtes. Dëshmitarë okularë kanë thënë, se ka pasur disa të shtëna, pastaj është larguar me automjet. Në lagjen Kesselstadt është qëlluar sërish në një shisha-bar tjetër. Edhe këtu ka pasur disa viktima.

Të enjten në mëngjes, policia bëri të ditur, se ka gjetur kufomën e autorit të dyshuar në apartamentin e tij në qytetin Hanau. Aty forcat speciale gjetën edhe një person tjetër të vdekur, më vonë u identifikua si nëna e autorit të vrasjeve.

Gjithsej në Hanau humbën jetën 11 vetë, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur. Mediat thonë se viktimat ishin kryesisht turq dhe kurdë.

Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë u gjet edhe një letër dhe video e autorit të dyshuar të vrasjeve. Gazeta "Bild" shkroi, se autori i dyshuar ka vepruar me motiv ekstremist të djathtë dhe se ai kishte armë me leje.

Qeveria gjermane reagoi e tronditur pas dhunës në Hanau.

"Mendimet tona janë këtë mëngjes tek njerëzit në Hanau, në qendër të të cilit u krye një krim i tmerrshëm", shkroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në Twitter./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH