Globi

Tronditëse në Greqi/ Babai vret të bijën e cila vuante nga skleroza e shumëfishtë: Nuk duroja më ta shihja në atë gjendje

Shkruar nga Liberale
Tronditëse në Greqi/ Babai vret të bijën e cila vuante nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhru në Greqi, ku një burrë ka vrarë vajzën e tij 42-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Selanik, ku viktima është një grua e cila vuante nga skleroza e shumëfishtë. Burri ka deklaruar se e vrau për shkak se nuk mund ta shihte më atë duke vuajtur, teksa pas krimit ai u përpoq të vriste edhe veten.

“E vrava. Nuk duroja më ta shihja në këtë gjendje, duke vuajtur nga sëmundja e saj…”, kanë qenë fjalët e 69-vjeçarit pas vrasjes të së bijës, shkruajnë mediat e huaja.

Me të njëjtat fjalë ai rrëfeu në polici se vajza e tij, Katerina, vuante nga skleroza e shumëfishtë, ishte në gjendje të keqe dhe se e mundonte sëmundja. Viktima u gjet në vaskë nga vëllai i saj mbrëmjen e së martës.

Duke qenë se babai nuk iu përgjigj telefonatave të tij, djali shkoi në shtëpinë e tij ku e gjeti të gjakosur në dysheme me një dëmtim në bark. 69-vjeçari u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Selanikut, ku po trajtohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH