Globi

Tronditëse, babai vret dy fëmijët e mitur

Shkruar nga Liberale
Tronditëse, babai vret dy fëmijët e mitur

Ngjarja shokuese ndodhi në Quebec, Kanada.  I akuzuari për vrasjen e dy fëmijëve të tij, në shtëpinë e tyre në veri të Montrealit, pas arrestimit nuk është paraqitur para gjyqit.

Kamaljit Arora, 45 vjeç, u prangos për dy akuza, vrasje të shkallës së parë në vdekjen e vajzës së tij Anzel, 13 vjeçe, dhe djalit Aaron, 11 vjeç, në periferi të Montrealit, Laval. Ai gjithashtu po përballet me akuzën për sulm ndaj gruas së tij të cilën tentoi ta mbyste, por ajo duket se shpëtoi mrekullisht.

Paraqitja e Arora para gjyqtarit u shty të martën pasi avokatët mbrojtës thanë se i pandehuri ende nuk ka reaguar që nga arrestimi i tij dhe as pranon e as i mohon akuzat. 

Kryetari i bashkisë Laval, Stéphane Boyer, bëri homazhe për Anzel dhe Aaron në një postim në Facebook dhe vendosi lule në një memorial jashtë shtëpisë së tyre.

 “Përpiqem të gjej fjalët për të përshkruar trishtimin e pafund të kësaj tragjedie, për të cilën kemi ende kaq pak detaje dhe që është kaq revoltuese”, shkroi Boyer. "Që jetët e pafajshme janë marrë në një mënyrë kaq të tmerrshme është përtej të kuptuarit dhe trondit thellë të gjithë banorët e Laval." Ai shprehu ngushëllimet e tij për nënën dhe motrën e madhe të dy viktimave, sipas “The Canadian Press.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH