Sport

Triumfi i Partizanit në Durrës, Skuka ia dedikon golin dajës që iu vra në Londër

Shkruar nga Liberale
Triumfi i Partizanit në Durrës, Skuka ia dedikon golin dajës

Partizani fitoi 4-1 me Teutën në "Niko Dovana", ndërsa goli i katërt për Partizanin u shënua nga Xhuljano Skuka. Sulmuesi ia dedikoi golin dajës së tij, i cili u vra katër ditë më parë në Londër.

Katër ditë më parë në Londër, pas një sherri mes të rinjve të ndodhur në Leytonstone, në Londrën lindore, 27 vjeçari shqiptar u qëllua me thikë pasi u fut në një sherr ku po përleshej miku i tij.

Mbeti i vrarë nga ngjarja Lumturi Zeqja, që përkon me dajën e sulmuesit Skuka. Goli i shënuar nga dibrani ishte pikërisht për të. Skuka kishte poshtë fanellës një foto të stampuar me imazhin e të ndjerit. Me duart drejtuar nga qielli, Skuka ia dedikoi golin dajës së tij, i cili u vra në Londër.

Në "Niko Dovana", të kuqtë eColella hapën ndeshjen që në minutën e dytë me Hotin. Pas golit të parë ndeshja do ndërpritej për gjashtë minuta pas ikjes së dritave në stadium. Me rifillimin e sfidës, Gruda në minutën e 16 vendosi ekuilibrat në 1-1. Vetëm gjashtë minuta nga barazimi, Da Silva për Partizanin do gjente golin e 1-2. Partizani mori swrish epërsinë, duke shënuar me Hotin në 1-3. Pjesa e dytë foli për miqtë, që vulosën tri pikët me Skukën në minutën e 75 të ndeshjes.

Në “Loro Boriçi” Vllaznia fitoi 2-1 me Bylis duke u rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve. Në ‘39 Herald Marku gjeti golin e parë të ndeshjes, ndërsa në ‘72 Jonuzi do gjente edhe golin e qetësisë. Goli i Kaçorrit në ‘84 nuk mjaftoi. Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Bylis qëndron në vendin e gjashtë me 11 pikë

Pas nëntë javësh Partizani kryeson me 19 pikë Superligën, katër pikë më shumë se Tirana që luan nesër me Erzenin. Teuta me shtatë pikë qëndron në vendin e parafundit, me djemtë e Shkëmbit që rikthejnë krizën pas fitores së javës së shkuar me Egnatian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH