Aktualitet

Tritoli në makinën e administratorit të Vllaznisë, reagon policia

               Publikuar në : 12:53 - 16/02/20 liberale

Mëngjesin e sotëm, administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Lici i është vendosur një sasi tritoli. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe policia e cila “ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse”. 

Kjo e fundit dhe grupi hetimor po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back