Aktualitet

Tritol makinës së blinduar, pronari është kunati i Domart Konjarit

Shkruar nga Liberale
Tritol makinës së blinduar, pronari është kunati i Domart

Detaje të tjera kanë dalë pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm. Objektivi ishte Artion Bylyku, një emër që nuk është skeduar nga policia më parë.

Mësohet se makina që shpërtheu ishte e blinduar. Ndërkohë grupi hetimor gjeti edhe një sasi tjetër tritoli në sediljen e pasme të makinës, e cila nuk shpërtheu,

Ai nuk është i skeduar nga policia dhe rezulton si tregtar makinash, megjithatë policia dyshon se kjo tentativë për ta vrarë lidhet me vrasjet e famshme mes grupeve kriminale në Tiranë.

Bylkyku është kunat i Domart Konjarit, i cili i ka shpëtuar drejtësisë shqiptare dhe asaj franceze.

Domart Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze, por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Në dosjen që ka polici rezulton se Konjari është i përfshirë në mnëyrë direkte ose indirekte në disa vrasje apo tentative vrasje përveç trafikut të drogës nga Amerika Latine.

Rasti i fundit ishte vrasja e Devi kasmit ne Tirane, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi te Konjarit./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH