Aktualitet

Tritol lokalit te “Komuna e Parisit” në mes të ditës, çfarë deklaruan pronarët në polici

Shkruar nga Liberale
Tritol lokalit te “Komuna e Parisit” në mes të ditës,

Një sasi tritoli ka shpërthyer mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e një lokali në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e lokalit ‘Mix Up Bar and Lounge’ në zonën e Komunës së Parisit.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të lokalit, dhe mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni dhe asnjë dyshim se për çfarë arsye është vendosur tritoli.

Sipas të dhënave të para, sasia e lëndës plasëse ishte e vogël, por do të përcaktohet nga ekspertët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH