Aktualitet

Tritan Shehu: Pse gënjen Rama?

Shkruar nga Liberale
Tritan Shehu: Pse gënjen Rama?

Deputeti demokrat Tritan Shehu akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer vendin në Republikë Kanabisi.

Në një postim në “Facebook” Shehu shkruan se sipërfaqet e kultivimit janë shtuar me 50% ndaj vitit të kaluar, teksa deklaratat e Ramës se prodhimi shqiptar ka rënë ngaqë dhe dërgesat drejt Italisë janë ulur, një tymnajë.

Sipas tij, sipërfaqet e kultivimit janë shtuar me rreth 50% në krahasim me vitin e kaluar.

POSTIMI I PLOTË

Rama nuk mund të fshehë “Republikën e Kanabisit”!

Sipërfaqet e kultivimit janë shtuar me 50% ndaj vitit të kaluar.

Dje ai deklaroi se çmimi ndërkombëtar i kanabisit qenka ngritur, ngaqë prodhimi shqiptar ka rënë!!

Askush nuk mund ta besojë këtë, kur furnizuesit e mëdhenj të Evropës me Kanabis janë vendet e Afrikës së Veriut, përveç prodhimit të vetë saj.

Deklaroi se prodhimi shqiptar ka rënë ngaqë dhe dërgesat drejt Italisë janë ulur.

Edhe kjo është një tymnaje.

Kanabisi i këtij viti është akoma në përpunim, përpara se të transportohet.

Kjo kërkon edhe disa javë.

Asgjë nuk është e vërtetë nga sa tha Rama për kanabisin.

Përkundrazi kultivimi këtë vit është rritur në mënyrë galopante, së bashku me forcimin e kriminalitetit dhe kriminalizimin e mëtejshëm të institucioneve tona përgjegjëse, qendrore apo lokale.

Guardia di Finanza përfundon më 31 tetor periudhën e identifikimit të sipërfaqeve me kanabis nëpërmjet fluturimeve për këtë vit.

Rezultatet e deri tanishme tregojnë të kundërtën e asaj që deklaron Rama.

Sipërfaqet e kultivimit janë shtuar me rreth 50% në krahasim me vitin e kaluar.

Në Jug, pjesën e Mesme e veçanërisht në Veri të vendit.

Ky është realiteti i forcimit të kësaj veprimtarie kriminale.

Kjo është edhe si pasojë e “mbajtjes së premtimeve elektorale” të Rilindjes ndaj grupeve kriminale, për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.

Shqipëria është kthyer kështu në një Republikë Kanabisi!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH