Aktualitet

Tritan Shehu: Kuvendi Kombëtar, një domosdoshmëri!

Shkruar nga Liberale
Tritan Shehu: Kuvendi Kombëtar, një domosdoshmëri!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu është shprehur se Kuvendi Kombëtar është një domosdoshmëri, ndryshe sipas tij situata shkon drejt përkeqësimit.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” Shehu thotë se 11 dhjetorin e pret me optimizëm dhe se tashmë ka ardhur koha që të vendosen disa rregulla që nuk janë arritur të vendosen në të kaluarën.

Statusi:

Nje arsye me shume pse Kuvendi Kombetar eshte nje domosdoshmeri!

Ndryshe rrezikojme per me te keqen!

Nderhyrja e pa bazuar ne statut dhe larg autonomise demokratike te organizatave tona partnere, ne rastin konkret ndaj FRPD, eshte nje mesazh tjeter i qarte e urgjent per tu mbledhur ne Kuvend dhe evidentuar, sanksionuar, formuluar nga e para nqs duhet, rregullat kolegjiale te bashkejeteses sone.

Une si nje nga themeluesit e PD, ish Kryetar, deputet, si nje antar i saj, e gjykoj te domosdoshem kete dhe e pres me optimizem 11 Dhjetorin.

Sic duket ka ardhur momenti te realizojme disa hapa, te vendosim disa rregulla, qe fatkeqesisht nuk arritem, apo arritem pjeserisht t’i vendosnim ne te kaluaren, pikerisht per te sanksionuar te qenurit bashke nen parimet tona edhe me diversitete brenda tyre.

PD, si nje parti e madhe, qe aspiron te qeverise kete vend te cuar ne “buze te gremines” nga ky rregjim tipik lindor, per ta rivendosur ne demokraci, prosperitet e Perendim, se pari duhet te rikonfirmoje qarte e fort brenda vehtes “skeletin” demokratik e tolerant te saj.

Vetem keshtu shqiptaret do te na besojne dhe ndjekin ne aksionet tona politike.

Fatmiresisht nje “ere” gjallerie, shprese e optimizmi, po ndjehet me ato “Foltore”, qe synojne pikerisht kete.

Por sidoqofte ky proces tashme duhet permbyllur duke u mbledhur e vendosur se bashku ne Kuvendin tone Kombetar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH