Editorial

Tri rrugët e opozitës

Shkruar nga Liberale
Tri rrugët e opozitës

Ervis Iljazaj

Objektivi kryesor i opozitës në këtë moment edhe në vashdim, sigurisht që do të jetë rikthimi në sistemin institucional dhe politik, sepse është absurde të mendosh që do  të vashdojë të qëndrojë jashtë tij në mënyrë të përhershme, ndryshe do të kthehet në një organizatë civile dhe jo në një parti politike.

Pas 30 qershorit gjendemi në një moment të ri politik, të ndryshëm nga ai përpara tij. Në këtë kuptim, strategjithë janë duke u rikonceptuar, dhe kjo është mëse e kuptueshme.

Pyetja që bëjnë pothuajse të gjithë në opinion publik, sidomos mbështetësit e opozitës është: Si do të kthehet opozita në sistem.

Në këtë drejtim, opozita shqiptare duhet të pozicionohet në mënyrë të qartë dhe të plotë, pa konfonduar elektoratin e saj dhe mbështetësit potencial. Nëse ka një gjë që politika nuk e falë është pikërisht paqartësia. Strategjia dhe aksioni i saj, duhet  të zgjidhet pa ekuivoke, vetëm kështu mund të jetë i sukseshëm. Në të kundërt, do të vashdojë të eci në një rrugë e cila vetëm sa do ta ‘’rraskapisë’’, pa asnjë rezultat përfundimtar. Pa zgjedhur cështjet strategjike nuk ka sukses politik. Ky është një rregull për të gjithë ata që politikën e konsiderojnë me të drejtë  si shkencë, me rregullat  dhe ligjet e saj.

Për tu rifutur në sistem opozita shqiptare ka tre rrugë.

E para, rruga radikale me protesta intensive dhe të gjera, të cilat mund të detyrojnë Edi Ramën të largohet nga posti i i kryeminsitrit. Kjo nënkupton një refuzim total të sistemin aktual dhe thirjen ndaj popullit shqiptar për ta ndjekur në këtë betejë. Mirëpo, një rrugë e tillë kërkon një mbështetje të fortë dhe konsistente të qytetarëve shqiptarë, gjë e cila duket për momentin e vëshirë, por jo e parealizueshme nëse frymëzon sa duhet ata.

E dyta, është rruga e riafrimit me mahzorancën dhe këtë qeveri, që nënkupton fillimin e një diaologu midis palëve. Tryeza e reformës zgjedhore ku opozita mori pjesë, lexohet si një indicie për dialog dhe një mundësi bashkëpunimi. Por, edhe ky është një akt i pjesshëm dhe i pakuptimtë. Nëse opozita do të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit me mazhorancën për tu rifutur në sistem, duhet ta bëjë atë në mënrë të plotë dhe jo të pjesshme. Gjë e cila nënkupton një marrëveshje për një paketë të plotë për cështjet kryesore që shqetësojnë vëndin në këtë moment dhe prioritetet që ai ka si celja e negociatave me Bashkimin Europian. Pjesmarrja në këtë tryezë nuk mund të bëhet vetëm për ti dhënë një mesazh ndërkombëtarëve për ‘’ kryerjen’’ e detyrave që i takojnë opozitës sidomos për cështjen e negociatave. Në këtë mënyrë, opozita nuk bën gjë tjetër përvecse krijon keqkuptime te elektorati i saj, që për hir të vërtetës janë de ja  është i c’orientuar për strategjinë, qëllimin dhe rrugën që po ndjek opozita.

E treta, është rruga e gjatë që ka si fund 2021-shin kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo kërkon një strategji totalisht të ndryshme. Këkron një komunikim të gjerë me oponionin publik, kërkon ndoshta dhe një reformim brenda Partisë Demokratike në disa aspekte dhe një përpjekeje për të krijuar një vision politik fyrmëzues, duke i lënë në dorë të gjitha pushtetet Edi Ramës, me shpresën se do të gërryehet nga mbipushteti, ashtu sikurse ndodh në këto raste.

Të  treja këto rrugë janë legjitime nëse vërtetë ndihmojnë opozitën të ketë sukses. Ajo që është më shumë e rëndësishme se sa vetë strategjia e opozitës për tu rikthyer në sistem, është qartësia e saj, e cila është kusht i domosdoshëm.

Ka dhe një rrugë të katërt, e cila ka parasysh zgjidhjen nga arbitri si Gjykata Kushtetuese, ndërkombëtarët, apo organet e reja të drejtësisë, të cilat mund të krijojnë dinamika të reja politike.   Por në këtë rast, asnjë nga palët politike nuk do të ketë asnjë rol për të luajtur. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH