Sociale

Tri orë në këmbë për të marrë dije, sfida e dy motrave nga Pogradeci për shkollim!

Shkruar nga Liberale
Tri orë në këmbë për të marrë dije, sfida e

Rexhina dhe Renata duhet të ecin më shumë se një orë për të vajtur në shkollë dhe po kaq për t’u kthyer.

Kjo është një pjesë e terrenit të vështirë ku dy motrat nga fshati Hondisht i Pogradecit detyrohen të përshkojnë çdo ditë për të vajtur dhe për t’u kthyer nga shkolla.

Kamera e A2 i shoqëroi në një ditë sakrificën që bëjnë dy motrat për t’u arsimuar.

“Shkojmë çdo ditë me dëshirë. Vetëm kur jemi të sëmura nuk shkojmë”, tregon më e madhja prej tyre. Natyrisht, për shkak të rrugës dhe terrenit ato i shoqëron çdo ditë babai i tyre.

Teksa bisedojmë me vajzat e kupton menjëherë se largësia me shkollën vetëm sa u ka shtuar dëshirën e tyre për të mësuar dhe se duket sikur u ka hequr ndjenjën e ankesës.

“Jam në klasën e 6 dhe shkoj çdo ditë në shkollë më këmbë, e cila është një orë e gjysmë larg. Nuk ka ditë që mungojmë, si në borë dhe shi”.

“Jam 6  vjeç dhe shkoj në klasë të parë. Ecim më këmbë dhe lodhem ca”, shprehet më e vogla. Dhe realisht, lodhja e përditshme nuk i shpërqendron gjatë orëve të mësimit, të cilat i ndjekin me korrektesë dhe thuajse pa asnjë mungesë.

“Edhe babai i tyre duket se është i palodhur në sakrificën për të arsimuar vajzat, në dimër dhe në verë. “Kam 6 vjeç që çoj vajzën e madhe, është e vështirë, por e kemi detyrë. Në dimër është më e vështirë, por në fakt përdorim dhe kalin për vajzat”, tregon babai.

Dhe natyrisht arsimi me të tilla sakrifica meriton që vajzat të kenë edhe dëshira për të ardhmen e tyre. Ditë edhe më të vështira do të vijnë me vjeshtën dhe dimrin, por dy motrat na përshëndesin të qeshura dhe të sigurta se do t’ia dalin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH