Aktualitet

Tre të plagosur pas sherrit me thika në Vlorë, në pranga autori i dyshuar

Shkruar nga Liberale
Tre të plagosur pas sherrit me thika në Vlorë, në pranga

Tre  persona janë plagosur këtë mbrëmje në lagjen 28 Nëntori të Vlorës.

Sherri që ka nisur brenda një berberhane ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Si pasojë e sherrit, tre të rinj kanë mbetur të plagosur.

Personat e përfshirë në konflikt janë: Kevin Nuredini, 23 vjeç, Ervis Sejko 35 vjeç dhe Nexhip Hyskaj 40 vjeç

Të plagosurit po marrin ndihmën e parë në spital. Njëri prej tyre ka plagosur veten në rrethana të paqarta, por  është arrestuar nga policia.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat dhe përgjegjësitë penale për atë që ka ndodhur në qytetin bregdetar. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH