Aktualitet

Tre të arrestuar në Shkodër për lojëra fati të paligjshme

Shkruar nga Liberale
Tre të arrestuar në Shkodër për lojëra fati të

Në Shkodër janë arrestuar tre persona për organizim lojërash fati të paligjshme. Lojërat e fatit zhvilloheshin në një lokal.

Personat e vendosur në pranga janë pronari i lokalit, me iniciale M.S (D) 37 vjeç dhe dy bashkëpunëtorët e tij, me iniciale A.D 37 vjeç dhe H.Y, 47 vjeç.

Policia ka sekuestruar materiale të llojit çipsa pokeri, letra, tavolinë pokeri dhe një shumë parash. Ndërkohë, nën hetim ndodhen edhe 9 persona të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH