Aktualitet

Traumat nga Covid-19, psikiatrja: Duhet mbikqyrje e pacientëve

Shkruar nga Liberale
Traumat nga Covid-19, psikiatrja: Duhet mbikqyrje e pacientëve

COVID-19 nuk ka sjellë vetëm probleme të prekshme shëndetësore, por edhe psikologjike. E për më tepër kur një person është i hospitalizuar, doza e shqetësimit dyfishohet.

Psikologja Ariana Rreli lëshon një apel të fortë për kolegët e saj në vijën e parë të luftës me COVID-19, që të mos anashkalojnë edhe shqetësimet mentale të pacientëve.

“Ndoshta ka ardhur momenti që të parashikohet një staf shtesë, në mënyrë që ata të merren me këtë pjesë dhe të marrin një informacion që të parandalojë të paktën komplikacionet e mbivendosjes së problemeve të shëndetit mendor”, thotë ajo për A2.

Rreli sqaron edhe ngjashmërinë e simptomave të ankthit me COVID-19. ”Duke startuar nga ankthi klasik, me vështirësi të frymëmarrjes, që ngjan me atë të COVID-19 dhe alarmon shumë, si dhe mund të japë dhembje trupore ose dhembje koke”.

Ajo çfarë sugjeron psikologja për të kaluar sa më lehtë këtë periudhë të vështirë kolektive, është mosrefuzimi i ankthit brenda vetes, jetë e shëndetshme pa vese, mos përdorimi i solucioneve që kanë përmbajtje të kafeinës dhe komunikim sa më social.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH