Aktualitet

Trashëgimia kulturore, Margariti prezanton marrëveshjen me qeverinë amerikane

Shkruar nga Liberale
Trashëgimia kulturore, Margariti prezanton marrëveshjen me

Gjatë seancës së sotme parlamentare u diskutua projektligji “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”.

Në fjalën e saj ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se ky memorandum i hap rrugë bashkëpunimit mes ShBA-ve dhe Shqipërisë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Sipas ministres kjo marrëveshje siguron gjithashtu kthimin në Shqipëri të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore të cilat janë konfiskuar si të paligjshme në ShBA, si dhe kufizon importimin e kategorive të caktuara të materialit arkeologjik dhe etnologjik.

“Mbi bazën e këtij memorandum Shtete e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen së bashku me ne të luftojmë trafikimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, ta mbrojmë atë. Do të kufizojnë importimin e kategorive të caktuara të materialit arkiologjik dhe etnologjik. Nga ShBA do të shpallet dhe një listë së bashku me Republikën e Shqipërisë ku do të shihet nëse eksportimi ka qenë i paligjshëm. Objektet e konfiskuara në ShBA do të kthehen në Shqipëri si dhe nga ana tjetër Shqipëria do të ndajë informacione të çmuara rreth gërmimeve të autorizuara në këto vite si dhe vjedhjen dhe trafikimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore. Kjo marrëveshje na siguron një mbështetje nga ShBA në aspektin teknik, për të ndarë eksperiencat në këtë fushë, por dhe shkëmbimin e materialeve arkeologjike dhe etnologjike.

Ratifikimi i këtij memorandum është një mbështetje jo vetëm për Ministrinë e Kulturës por për të gjithë trashëgiminë kulturore shqiptare”, tha Margariti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH