Aktualitet

Transportonin fëmijën drejt spitalit/ Makina përmbyset, 4 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Transportonin fëmijën drejt spitalit/ Makina përmbyset, 4 të

Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin Elbasan-Librazh, ku 4 persona mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Labinot-Fushë, ku makina Ford Focus po transportonin një të mitur të sëmurë dhe po e shoqëronin familjarët.

Sipas Lapsi.al, makina është përmbysur dhe dëmtime serioze ka pësuar nëna, fëmija i mitur dhe nje i afërm. Ata mbetën të bllokuar në makinë pas aksidentit. Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH