Aktualitet

Transportonin drogë nga Rinasi drejt Stambollit, arrestohen dy shtetasit turq

Shkruar nga Liberale
Transportonin drogë nga Rinasi drejt Stambollit, arrestohen dy shtetasit

Dy turq janë vënë në prangat e policisë, pasi janë kapur duke transportuar drogë nga aeroporti i Rinasit drejt Stambollit.

Arrestimi i tyre është bërë në bashkëpunim të policisë shqiptare dhe atyre të Turqisë, ndërkohë që identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

"Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato turke, po vijon hetimin e thelluar, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike.

Janë marrë masa konkrete për të koordinuar punën me autoritetin doganor dhe TIA, në drejtim të kontrollit të përbashkët, me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme nga aeroporti i Rinasit", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH