Aktualitet

Transportonin 14 emigrantë të paligjshëm, në pranga dy persona

Shkruar nga Liberale
Transportonin 14 emigrantë të paligjshëm, në pranga dy

Dy persona u arrestuan në Gjirokastër dhe në Sarandë pasi u kapën duke transportuar në mjetet e tyre 14 emigrantë të paligjshëm.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestuan një 30-vjeçar me iniciale H.M. banues në fshatin Lazarat të Gjirokastrës dhe një 33-vjeçar me iniciale A.H. banues në Sarandë.

Ata i kanë kërkuar emigrantëve nga 200 euro për t’i transportuar ata drejt Tiranës. 30-vjeçari i cili u arrestua në Gjirokastër po udhëtonte me makinën e tij tip “Opel Corsa” ku brenda saj kishte 11 emigrantë.

Ndërsa 33-vjeçari që u arrestua në Sarandë, po udhëtonte me mjetin tip “Benz” brenda së cilës kishte fshehur 3 emigrantë. Në përfundim policia ka sekuestruar 2 automjete

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Sekuestrohen dy automjete dhe dy aparate cellular.

Shtetasi H. M. u kap në afërsi të fshatit Bulo, duke transportuar me automjetin tip “Opel Corsa”, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap në afërsi të fshatit Kakavijë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH