Aktualitet

Transportoi drogë nga Rinasi në Turqi, arrestohet efektivi i Rrugores

Shkruar nga Liberale
Transportoi drogë nga Rinasi në Turqi, arrestohet efektivi i Rrugores

Një efektiv shqiptar i policisë rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Mësohet se në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri.

Ky i fundit pasi ka marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor ka udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë.

Sipas raportimeve Efektivi ka qenë i shoqëruar me shtetasin Kujtim Çeliku. Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit.

Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapen me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.

Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.

Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak sepse më datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë. Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH