Editorial

Trakti i dhunës dhe traktati i rotacionit

Shkruar nga Liberale
Trakti i dhunës dhe traktati i rotacionit

Bjorn Kamberi

Në sistemet demokratike fushatat politike shërbejnë si një mekanizëm mobilizues i vëmendjes së oponiont publik dhe kanalizues i sinergjive popullore përmes së cilave forcat politike prezantojnë pikëpamjet e tyre dhe u ofrohen elektoratit. Sidoqoftë, për shkak të karakteristikave singulare si ngjarje në rrjedhën e politike ato përbëjnë edhe një predispozitë të shtuar për polarizim mes palëve, rritje të konfliktualitetit dhe eskalim që në jo pak raste degradon në dhunë dhe vepra penale. Në përgjithësi vendet e zhvi;lluara me kohë I kanë sanksionuar ato siguresa që e evitojnë këtë proces eskalimi duke i mundësuar palëve politike të garojnë të pa cënuara prej dhunës dhe të shpenguara prej nevojës për tu investuar dhe vetë në dhunë. Në rastin tone, dhuna ka qënë simptome e secilit cikël zgjedhor, bashkëshoqëruar me tensionin mes palëve dhe tendencën për kontestim të rezultatit dhe polarizim që i paraprin ditës së zgjedhjeve dhe vazhdon pas tyre.

Kjo tendencë theksohet kur zgjedhjet përfaqësojnë gurkre me interes të vecantë, të rotacioneve potenciale a klimakseve që shpërthejnë prej akumulimit disa vjeçar. Me gjasë ky konfliktualitet do e shënjojë edhe 25 Prillin, duke u manifestuar jo vetëm në klimë të polarizuar e gjakra të ndezur në diskurin publik, por edhe në eksese të dhunës mes militantëve e degradim në vepra penale, që në vetvete përbejnë një përshtjellje të thekshme për përparimin tonë demokratik dhe prespektivën europiane. Në këtë prizëm kjo analizë do e shqyrtojë qasjen e opozitës karshi eskalimit si fenomen dhe strategjitë me të cilat opozita do duhet të manovrojë drejt synimit të rotacionit si objektiv partiak, por edhe paqtimit si detyrim kombëtar.

Së pari, duhet kuptuar që eskalimi i situatës dhe degradimi në dhunë e dëmton objektivin politik opozitar e kjo jo vetëm në terma praktike, por edhe si determinizëm i mendimit teorik. Studiuesit e konflikteve brenda-shtetërore me kohë e kanë shpjeguar sesi procesi i eskalimit në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmon më të fortin brenda ekuacionit në prizmin afatshkurtër, dhe indirekt i dëmton të gjitha palët në prizmin afatgjatë. Teorikisht kjo është e mbështetur edhe nga Prisoner’s Dilemma e Teoria e Lojës, që parashtron bazën konceptuale për të kutpuar këtë model. Në rastin tonë duket kuptuar se cfarë do eskalimi jo vetëm që nuk e ndihmon objektivin opozitar për rotacion por përkundrazi, e minon atë tok me programin e ofruar prej Bashës. Për shkak se opozita kërkon rotacion dhe e paraqet këtë si pashmangshmëri e vullnetit për ndryshim, ngasja në dhunë dhe polarizimi vetëm sa e zbehin rrëfenjën mbi kredibilitetin e këtij vullneti.

Për më tepër që teknikisht Kodi Zgjedhor, prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë por dhe sistemi elektoral që mundëson shtrirjen kapilare të kontrollit partiak mbi gjithë procesin, tok së bashku e mpakin legjitimitetin e çfarëdo argument që parashtron rriskun e një manipulimi të atillë që të tjetërsojë vullnetin popullor. Andaj çfarëdo parashtrimi që e shmang procesin institucional të ngritjes së shqetësimeve më shumë do përngjajë si alibi para elektorale e kjo e favorizon drejtpërdrejtë kauzën e mazhorancës. Për më tepër që edhe konceptualisht, mazhorancat e kanë më të lehtë të krijojnë bindjen se stabiliteti është interest i tyri. Dukë qënë edhe garantuese të stabilitetit nëpërmjet kapacitetit institucional, pushtetet ngahera e kanë më të pretendojnë se çfarë do trazimi i rendit publik dhe stabilitetit social jo vetëm që nuk është vepër e tyre, por edhe në dëm të tyre po aq sa në dëm të qytetarëve. Edhe pse me raste interesat partiake amballazhohen me etatizëm, eskalimi asesi që nuk është një strategji e duhur për kauzën dhe synimin opozitar. E meqë në këtë rrafsh beteja është e humbur, opozita do duhet ta zhvendosë vëmendjen drejt alternativës politike si e vetmja metodë frymëzuese brenda të cilës opozitat bartin një avantazh natyral.

Së dyti, duhet theksuar se edhe praktikisht eskalimi i situatës e minon probabilitetin e rotacionit. Degradimi në dhunë, vepra penale, vrasje dhe përzierje të eksponentëve të dhunshëm brenda shtabeve elektorale drejtëpërdrejtë ndikojnë negativisht në psikikën kolektive duke krijuar një ndjesi të përgjithshme pasigurie dhe frike. Kjo ndjesi më së pari prek të pavendosurit, elektoratin gri, të pa angazhuarit dhe skeptikët duke i bashkuar skepticizmit ideor edhe merakun fizik që si pasojë incentivon mospjesëmarrje në fushatë, në frymë dhe në zgjedhje. Nuk duhet të harrojmë që kategoritë e sipërpërmendura janë bash ato që do e mundësojnë rotacionin, në rast se binden prej opozitës, ose pamundësojnë atë, në rast se dekurajohen prej situatës dhe dhunës. Egziston edhe një mundësi që rritja e konfliktualitetit ti yshtë këta drejt mbështetjes së mazhorancës nëpërmjet asociimit subkoshient të partisë në pushtet, pra PS, dhe shtetit, pra atyre mekanizmave që kanë për detyrë ta mbrojnë qytetari. Prej dhunës dhe ta ruajnë rendin. Kësisoj, përballë dhunës një pjesë e të pavendosurve mund të zgjedhin rendin dhe qetësinë që në këto zgjedhje përkon me votën për vazhdimësinë. Një tjetër fenomen i mundshëm i eskalimit mund të jetë edhe ulja e pjesëmarrjes në votime, çka paradigmat statistikore gjithmonë e lidhur me pamundësimin e rotacionit.

Së treti, eskalimi i situatës dhe polarizimi i fundjavës në mënyrë të drejtëpërdrejtë dëmton kredibilitetin e programit opozitar dhe vizionin e realitetit politik të premtuar prej Bashës përgjatë gjithë fushatës. Duke qënë se nevoja për ti bindur të pavendosurit dhe skeptikët është prioritet i misionit të rotacionit, Basha e pat orientuar retorikën kah normaliteti si proces dhe propozim i qeverisjes së ardhshme, tek i cili Basha i ftonte të gjithë, si tek një sipërmarrje e përbashkët e vizion kolektiv. Edhe pse në skajet e eufemizmit retorik ky diskur ngjiti mes një pjesë të elektoratit gri e rritja e mbështetjes për PD është një realitet i dëshmuar edhe prej korisë së sondazheve të organizuar rishtazi. Sidoqoftë, ky është një kapital fluid të cilin Basha nuk e kontrollon plotësisht, dhe ngasja në polarizim me gjasë do e ulë kredibilitetin e premtimeve të deri tanishme, duke mos e materializuar me votë frymëzimin që shkakton mes të paangazhuarve dhe mos votuesve normaliteti si ideal.

Asociimi i opozitës me eskalimin e më keq akoma, pjesëmarrja e drejtëpërdrejtë e eksponetëve partiakë në akte dhune, si edhe një retorikë refkraktare, me gjasë do i alienizojë të pavendosurit që me gjasë do të kategorizojnë normalitetin brenda bashkësisë së taktikave retorike pa brendi praktike. Për më tepër që normaliteti si program elektoral do duhej dhe praktikisht është shoqëruar me optimizmin dhe triumfalizmin e fitores opozitare e të gjithëve për të gjithë. Ngasja në polarizim dhe dhunë dëshmon krejt të kundërtën, pasigurinë e opozitës për rotacion dhe mungesën e sigurisë tek mbështetja plebishtare që më pas incentivon nervozizëm dhe agresivitet. Në mënyrë që e tillë përshtypje të mos mbruhet në percepsionin publik dhe mundi i deri më tanishëm i zotimit programatik të këtë duk dhe ndikim tek zgjedhësit, Basha do duhet një orë e më parë të distancohet nga dhuna, ta dekurajojnë eskalimin dhe me elegancë ta skalisë ndryshimin, jo vetëm mes tij dhe mazhorancës, por edhe më tej si mainstrimi i alternatives opozitare dhe segmenteve brenda opozitës që ky polarizim u intereson në dobi të agjendave të tyre të pavarura.

Thënë këto duhet kuptuar se tensioni i shkaktuar nga gara politike e i përqëndruar në fushatë shpesh krijon spirale eskalimi që janë negative për gjithë sistemin politik. U takon forcave kryesore politike të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë dhe ta orientojnë aktivitetin e tyre kah parashtrimet programore, gara e ideve dhe investimi i përbashkët tek një sistem që garanton standartin zgjedhor dhe anashkalon nevojën për dasi e polarizim. Ca më tepër sa më sipër u intereson opozitave e kjo për arsye pragamatike po aq sa edhe për të tilla teorike. Eskalimi rrezikon ta orientojë shumicën drejt mazhorancës po aq sa ti dekurajojë të pavendosurit e alienizojë të pa angazhuarit sipas të njejtës skemë siç klithma e ulurima i mbivendoset moderimit e dhuna arsyes.

Problemi qendron se kjo dominancë ngjet në terren e krijon iluzion të përfitimit përkohësisht, duke e dëmtuar cilësisht kredibilitetin e alternativës opozitare dhe duke e zvetnuar mbështetjen e fituar prej një retorikë të moderuar. Përderisa aktet e dhunës dhe eskalimi me gjasë do njohë rritje të kurbës në incidencë dhe intensitetin përgjatë këtyre ditëve të fundit të fushatës, sfida për opozitën sa vjen e rritet. Për këto arsye, forcat politike duhet ti kenë krijuar që me kohë mekanizmat e menaxhimit të situatës dhe koordinimit që eviton eksese ashtu siç një plan evakuimi orienton bujtësit jashtë një godinë në flakë. Kësisoj, i takon Bashës të sigurohet se PD jo vetëm që nuk e frymëzon eskalimin, por edhe e shmang atë në mënyrë kapilare. Vetëm kështu strategjia e deri tanishme do mund të prodhonte frytet e dëshiruara dhe opozita të hynte në garë me një shans real për ngjasjen e rotacionit. Në të kundërt, eskalimi do të ndjekë trajektotren e një grafiku teorik, në rritje e pastaj në lehtësim, dhe viktima e parë e një dhune që pamundësoi rotacionin do jetë ambicia e Bashës për kryesimin e qeverisë së ardhshme, për të mos thënë edhe pozita e tij në krye të opozitës së rradhës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH