Sport

Trajneri i kombëtares italiane me Covid-19

Shkruar nga Liberale
Trajneri i kombëtares italiane me Covid-19

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini është diagnostikuar së fundmi i infektuar me COVID-19.

Lajmin e njoftoi Federata Italiane e Futbollit (FIGC) përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë në web-faqen e saj zyrtare.

Mancini, 55-vjeçar, thuhet se nuk ka simptoma të sëmundjes nga infektimi dhe se është vënë në izolim shtëpie në banesën e tij në Romë.

Në njoftimin për shtyp thuhet se trajneri mund t’i bashkohet skuadrës “vetëm pas përmbushjes së rregullores së miratuar nga UEFA”, që do të thotë vetëm pas negativizimit, ose “shërimit” nga COVID-19.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH