Aktualitet

Trajneri i Kastriotit: Ndihem i zhgënjyer

Shkruar nga Liberale
Trajneri i Kastriotit: Ndihem i zhgënjyer

Kastrioti bëri detyrën sot ndaj Egnatias. Krutanët fituan 2-1 ndaj tyre, në një 90 minutësh interesant. Trajneri i kësaj skuadre, Emiliano Çela foli për Gol pas Goli pas sfidës, ku pavarësisht suksesit preferoi të qëndronte me këmbë në tokë. Diçka u tha edhe për debatin me trajnerin kundërshtar.

“Personalisht jam dhe kam qenë me këmbë në tokë. Një skuadër që të luajë në Europë duhet të ketë shumë gjëra, ne nuk i kemi. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, ishim më agresiv dhe me shpirt gare pasi ato që kishim punuar nuk na dolën.

Fjalët e Ramadani- Jam i shumë i zhgënjyer për deklaratat e trajnerit të Egnatias. Më ofendoi trajneri i Egnatias që ka thënë këto fjalë. Në eufori dhe sipër kur bëmë golin e dytë, i thashë që ku e ke shkelmin pasi ai më ka ofenduar në studio duke thënë se Kastrioti luan me shkelma.

Sot i thashë që sot luajti me shkelma më shumë skuadra jote se e imja. Këtu ka shumë kamera dhe gazetarë që mund ta vërtetojnë këtë” – tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH