Sport

Trajneri i Bullgarisë në rrezik shkarkimi pas humbjes me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Trajneri i Bullgarisë në rrezik shkarkimi pas humbjes me

Ditë të vështira për Bullgarinë. Kjo Kombëtare, pas eliminatoreve të dobëta që zhvilloi për Euro 2024, pësoi disfatë në miqësore 2-0 me Shqipërinë.

Të shumtë janë ata që cilësojnë si fajtor teknikun serb të Kombëtares, Mladen Krstajic. Rreth së ardhmes së teknikut, apo një shkarkimi të mundshëm ka folur, zv presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit (BFU), Emil Kostadinov!

“Trajneri nuk është i vetmi fajtor, situata është komplekse. Në 4-5 ndeshjet e fundit është bërë rotacion i madh mes lojtarëve, gjë që ka ndikuar në rezultatet negative.

Objektivi i Krstajic ishte rinovimi i Kombëtares, ai e pati guximin ta bënte, por në fund të fundit nuk funksionojnë gjërat vetëm me lojtarë të rinj.

Trajneri i ardhshëm, nëse do të ketë një trajner të ri, duhet ta vazhdojë procesin e rinovimit të Bullgarisë. Sepse kemi shumë të rinj cilësorë.

Nëse duam e ndërpresim menjëherë kontratën me Krstajic. Nuk kemi probleme me penalitetet, por vendimi final do të merret pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv”, theksoi Kostandinov.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH