Aktualitet

Tragjike/ Sulm në një lokal në kufirin SHBA-Meksikë, vriten 11 persona

Shkruar nga Liberale
Tragjike/ Sulm në një lokal në kufirin SHBA-Meksikë, vriten

Një burrë është arrestuar në Meksikë nën dyshimin se i vuri zjarrin një lokali pasi u dëbua, duke vrarë 11 persona, thonë zyrtarët. Sulmi ndodhinë San Luis Rio Kolorado, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa lokali ndodhet vetëm një rrugë larg kufirit.

Autoritetet thonë se një i ri i dehur hodhi një koktej molotov në lokalin “Beer House” pasi e dëbuan nga lokali. Zjarri la të vdekur shtatë burra dhe katër gra dhe katër persona të tjerë të shtruar në spital, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Sonora, shkruan BBC.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH