Aktualitet

TRAGJIKE/ Shqiptari mbyti gruan pas debatit, nëna e 4 fëmijëve të mitur ndërron jetë në spital (EMRAT)

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE/ Shqiptari mbyti gruan pas debatit, nëna e 4 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë u raportua dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati të ashpër mes tyre.  Pasi pa se përpjekja e tij për të vrarë bashkëshorten dështoi, Selami Bodi njoftoi ambulancën dhe Etleva Bodi, nënë e katër fëmijëve të mitur u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Today.it shkruan se gruaja 31 vjeçe nukia ka dalë dot dhe ka ndërruar jetë në spital. Selami Bodi dhe familja prej kohësh jetojnë në Itali, ndërsa ai punon në ndërtim. 31 vjeçarja la pas katër fëmijë, të gjithë të mitur, nga mosha 5 deri në 11 vjeç.

Selami Bodi u arrestua dhe ndodhet në burg në Marassi, ndërsa fëmijët tashmë ndodhen nën kujdestarinë e xhaxhait të tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH