Aktualitet

Tragjike/ Shkon në varrimin e motrës, ndërron jetë 51-vjeçari (Emri)

Shkruar nga Liberale
Tragjike/ Shkon në varrimin e motrës, ndërron jetë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Librazh. Një 51-vjeçar i ka humbur jetën gjatë kohës që ndodhej në varrimin e motrës së tij në fshatin Dardhë në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

Burri i pajetë është identifikuar si Avni Duka banues në Durrës. Trupi i pajetë është transportuar në spitalin e Librazhdit për t’u bërë autopsia, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes.

Aktualisht ka dyshime se ai ka humbur jetën si pasojë e një atakut kardiak. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH