Globi

Tragjike, shembet ndërtesa, 8 persona rezultojnë të humbur

Shkruar nga Liberale
Tragjike, shembet ndërtesa, 8 persona rezultojnë të humbur

Një ndërtesë është shembur në Brazil duke zënë të gjithë banorët poshtë nën rrënoja.

Deri tani nga raportimet e policisë ka rezultuar vetëm një person i vdekur ndërkohë që forcat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 9 persona nga rrënojat.

Sipas BBC, janë duke vazhduar ende kërkimet mbi persona që rezultojnë të humbur. Kjo pasi ata supozohet të kenë qenë në banesën e tyre në momentin e shembjes sipas banorëve të tjerë.

Zyrtarët e shtetit nuk bëjnë ende të ditur shkaqet e shembjes por tregojnë se kjo ndërtesë nuk kishte leje.

Një dyqan që ndodhej afër ndërtesës që u shemb pësoi dëmtime madje dhe një person që gjendej brenda humbi jetën.

Një prej personave që u shpëtua nga rrënojat njoftoi familjen e tij se ishte ende gjallë duke i dërguar një "selfie" nga vendi ku kishte ngecur. Fatmirësisht ai doli gjallë dhe pa dëmtime serioze.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH