Aktualitet

Tragjike, “Range Rover-i” shpërthen në flakë, humb jetën i riu shqiptar

Shkruar nga Liberale
Tragjike, “Range Rover-i” shpërthen në flakë, humb

Një aksident tragjik i mori jetën një 22-vjeçari shqiptar në Itali. Bashkë me shqiptarin udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët arritën të dilnin në kohë nga mjeti duke shpëtuar. Hetimet për aksidentin tragjik vijojnë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të premtes, përgjatë rrugës Monza-Saronno. Sipas Corriere Della Sera, viktima është Arnold Selishta. Ai ishte pasagjer në një Range Rover dhe dyshohet se të rinjtë po bënin gara me makina, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit. Makina përfundoi jashtë rruge duke u rrotulluar disa herë, e më pas shpërtheu në flakë.

22-vjeçari Selishta, i cili jetonte në Limbiate, u nxor nga makina nga shërbimet zjarrfikëse dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monza-s ku vdiq pak kohë më pas.

Sipas hetuesve italianë, shoferi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes dhe rrezikon që të përballet me akuzën e vrasjes në rrugë. Hetuesit po ashtu mësohet se po verifikojë mundësinë që mjeti mund te jetë parakaluar nga një tjetër makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë. Kjo pasi disa dëshmitarë raportohet të kenë thënë se kishin parë dy makina që dukej se po bënin garë me njëra-tjetrën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH