Globi

Tragjike/ Një tjetër anije me emigrantë e mbytur në ujërat Italiane, 41 të vdekur e 4 të mbijetuar

Shkruar nga Liberale
Tragjike/ Një tjetër anije me emigrantë e mbytur në

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet italiane, ku 41 emigrantë raportohet se kanë humbur jetë pasi varka ku po udhëtonin u përmbyt në ishullin e Lampedusa.

Varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi, u përmbys ndërsa lundronte në ngushticën e Siçilisë.

Sipas ANSA, 4 persona, tre burra dhe një grua, i mbijetuan tragjedisë pasi u shpëtuan nga një mjet lundrues.

4 të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea Konakry, u dërguan në Lampedusa.

Ata u thanë rojeve bregdetare se në bord ishin 45 persona, mes tyre 3 fëmijë, dhe ishin nisur nga Sfax.

Pas rreth 6 orësh lundrim, varka prej 7 metrash u përmbys për shkak të një dallge të madhe.

Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve, përfunduan në det.

As anija me flamurin e Maltës, “Rimona” që i shpëtoi, as varkat e patrullës së Rojës Bregdetare nuk panë asnjë trup në det.

Të katërt emigantët u shpëtuan të martën, disa ditë pas mbytjes së anijes, dhe në një distancë nga vendi ku ndodhi tragjedia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH