Globi

Tragjike në SHBA/ 52-vjeçari qëllon për vdekje 3 gra dhe një 13-vjeçare

Shkruar nga Liberale
Tragjike në SHBA/ 52-vjeçari qëllon për vdekje 3 gra dhe

Tre gra dhe një vajzë 13-vjeçare u qëlluan për vdekje nga një 52-vjeçar në qytetin amerikan të Memphis, Tenesi, ndërsa një tjetër adoleshente u plagos rëndë. 52-vjeçari Mavis Christian u gjet i vdekur të dielën në mëngjes në makinën e tij, pasi dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, sipas policisë.

Oficerët e policisë iu përgjigjën një telefonate për të shtëna me armë në orën 21:22 të së shtunës dhe gjetën një grua të vdekur, e cila ishte qëlluar me armë zjarri.

Më pas ata gjetën një grua dhe një vajzë 13-vjeçare të vdekura në një vend tjetër, ndërsa një vajzë 15-vjeçare kishte mbetur e plagosur rëndë. Një grua tjetër u gjet e qëlluar për vdekje në një zonë tjetër, tha policia e Memphis, e cila beson se Christian ishte përgjegjës për të tre të shtënat.

Ndërkohë polici nisi një hetim që përfshin agjencitë lokale, shtetërore dhe federale të zbatimit të ligjit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH