Aktualitet

Tragjike, mbytet 20-vjeçari në plazhin e Velipojës

Shkruar nga Liberale
Tragjike, mbytet 20-vjeçari në plazhin e Velipojës

 

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Velipojë ku është mbytur një 20-vjeçar.

Nga detajet e para mësohet se i riu ka dalë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca e Velipojës duke I dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Dyshohet se i riu ka pasur komplikacione shëndetësore ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Ky vit ka shënuar dhjetëra raste të mbyturish në det e liqene, ku jo më larg se në fundjavë u mbytën 4 persona në liqenin e Banjës në Gramsh. Baba me dy djemtë dhe nipi i tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH