Globi

Vdes në vend 35-vjeçari shqiptar, i shpëton sharra nga duart dhe i pret fytin

Shkruar nga Liberale
Vdes në vend 35-vjeçari shqiptar, i shpëton sharra nga duart

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi pasi një person, me origjinë shqiptare, rreth 35 vjeç, është gjetur i vdekur me prerje në fyt, me siguri nga një sharrë elektrike me motor.

Kjo pasi shqiptari 35-vjeçar së bashku me partneren dhe vëllain ishin në një arë duke prerë dru, ku shqiptarit i ka shpëtuar nga duart sharra elektrike duke i prerë fytin.

Edhe pse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka qenë e pamundur që të mbahej në jetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH