Aktualitet

Durrës! Humb jetën marinari i huaj, pas kontaktit me energjinë elektrike

Shkruar nga Liberale
Durrës! Humb jetën marinari i huaj, pas kontaktit me energjinë

Ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Durrës, ku një marinar ka gjetur vdekjen pas kontaktit me rrymën elektrike brenda anijes.

Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili ishte pjesë e ekuipazhit të një anije tregtare.

Menjëherë pjesëtarët e ekuipazhit kanë lajmëruar autoritetet dhe menjëherë është nisur Guardia di Financa, e cila ka marrë trupin e pajetë të 18 vjeçarit duke e sjellë në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH