Një i ri i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit në të cilin banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në Poliçan, ndërsa mësohet se 30-vjeçari me inicialet F.D., ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni. Mësohet se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.