Globi

Tragjike/ E tërheq deti, humb jetën 16 vjeçarja në plazh

Shkruar nga Liberale

Freya Carley, nga North Yorkshire, u tërhoq nga uji i detit, në fenomenin që njihet si batica, në plazhin Saltburn

Dy varka shpëtimi dhe një ambulancë ajrore shkuan në vendngjarje në orën 14:00 të së dielës

Një vajzë 16-vjeçare e cila vdiq pasi u tërhoq nga deti në North Yorkshire u përshkrua si një ‘vajzë e bukur’ nga familja e saj.

Freya Carley, nga Easington, North Yorkshire, e tërhoqi uji në plazhin Saltburn. Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje rreth orës 14:00 të së dielës, por përpjekja për ta shpëtuar ishte e kotë.

Dy varka shpëtimi dhe një ambulancë shkuan në plazh, ku Freya u shpall i vdekur pak kohë më vonë.

Në homazhet ndaj adoleshentes, familja e saj tha: "Ne jemi vërtet të shkatërruar për të dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të vajzës sonë të bukur Freya "Boo".

“Nuk është e mundur të përshkruash dhimbjen dhe humbjen që ne si familje ndjejmë. Ne ngushëllohemi shumë kur dimë se sa e dashuruar Freya ishte nga kaq shumë njerëz”. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH