Globi

Tragjike/ Dolën për të gjuajtur derra të egër, 76-vjeçari vret gabimisht mikun e tij

Shkruar nga Liberale
Tragjike/ Dolën për të gjuajtur derra të egër,

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë gjuetisë në Teano, pranë Caserta, ku 57-vjeçari Aldo De Francesco humbi jetën pasi u qëllua pas shpine nga shoku i tij 76-vjeçar.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga karabinierët e stacionit të Teanos, de Francesco, një kontraktor ndërtimit ishte nisur për gjueti për derra të egër me një grup prej 10 gjuetarësh.

76-vjeçari, banues në Carinola ka qëlluar aksidentalisht në drejtim të shokut të tij.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, pro humbi jetën. 76-vjeçari u paraqit në komisariat për të sqaruar se çfarë ndodhi.

“E qëllova, nuk e pashë”, tha ai i dëshpëruar.

Megjithatë hetimet vazhdojnë për të konstatuar dinamikën e saktë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH