Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen Saliaj nga Vora.
Mësohet se Enjon Saliaj u përplas për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.
20-vjeçari u aksidentua në zonën e Kinostudios rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
"Shoferi është larguar dhe ka lënë makinën në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk i ka dhënë asnjë ndihmë djalit", raportoi gazetarja Klodiana Lala për News 24.
Kujtojmë se, vjehrri në bashkëpunim me vajzën e tij, vranë Kudret Saliajn, dhe gruaja e këtij të fundit, Dhurata Saliaj u arrestua për bashkëpunim.
Informacion paraprak
Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.