Aktualitet

Tragjedia me 4 të mbytur në Gramsh, shefi i zjarrfikëses: U mbytën duke tentuar të ndihmonin njëri-tjetrin

Shkruar nga Liberale
Tragjedia me 4 të mbytur në Gramsh, shefi i zjarrfikëses: U

Babai me dy fëmijët dhe kushëriri i tyre, u mbytën pasditen e 21 korrikut,  pasi hynë të laheshin në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Në një deklaratë për mediat, Ilir Llapushi tha se në liqen ka gropa që janë hapur në kohën kur u ndërtua HEC-i, ndërsa për ata që nuk dinë not është shumë e vështirë për të dalë.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai sëbashku me dy djemtë e vet dhe nipin, kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr më pas njëri-tjetrin. Të katërt nuk kanë ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin”, tha shefi i zjarrfikëses.

Gjithashtu ai shtoi se pranë liqenit mungojnë tabelat informuese por në vend të tyre ka pasur patrullime të vazhdueshme me gomone, por fatkeqësisht dje patrullat nuk kanë qenë në zonë.

“Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not.. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm ”, shprehet ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH