Globi

Tragjedia me 39 të vdekur, Policia nuk identifikon dot viktimat

Shkruar nga Liberale
Tragjedia me 39 të vdekur, Policia nuk identifikon dot viktimat

Policia britanike gjeti ditën e sotme 39 persona të vdekur brenda një kamioni në zonën e Essex, por ata ende nuk janë identifikuar.

Ajo ka ngritur një qendër e posaçme për të pranuar telefonata nga shtetas britanikë dhe të huaj, të cilët mund të jenë të shqetësuar për të afërmit e tyre.

Për njerëzit brenda Britanisë numri është: 0800 056 0944 – ndërsa të huajt mund të telefonojnë në numrin: 0207 158 0010.

Autoritetet nuk kanë mundur ende që të zbulojnë identitetet e viktimave, madje nuk japin informacion as për shtetin nga dyshohet se janë nisur.

Ajo që dihet deri më tani është se kamioni është nga Bullgaria dhe ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1096238,1096242,1096241,1096240,1096239,1096237,1096236"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH