Një 23-vjeçare shqiptare nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Nju Jork, SHBA.
Mësohet se shoferi i mjetit është Beqir Sina, 30-vjeç, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.
Sipas burimeve policore, shqiptari ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.
E reja shqiptare ndërroi jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.